Përdorim i armëve në aheng, gjashtë të arrestuar

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit.
“Policia i ka shoqëruar shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit, një pushkë gjysmëautomatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.”, thuhet nw njoftimin e policisw.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , “Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”./21Media