Perëndisë

 
Poezi nga Dritëro Agolli
Dikur kam gënjyer një vajzë,
Me vajzën jam tallur…
O perendi e lashtë,
Nga unë, që ty s’të besoj,
Prano, të lutem, të falur!
Kam fshehur dikur të vërtetën
Dhe fjalën s’kam mbajtur…
O perendi e sfilitur me jetën,
Nga unë, qe ty s’të besoj,
Prano, të lutem, të falur!

Back to top button