Përfaqësuesi ligjor i VV-së kritikon gjyqtarët e PZAP-it

 

Përfaqësuesi ligjor i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu ka kritikuar gjyqtarët e PZAP-it, duke thënë se ata nuk e kanë ditur që neni 29, paragrafi 1, pika Q e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenin 100 të Kodit Penal.

Sallahu ka thënë se duhet vendosja e kritereve më të ashpëra ligjore për pranim dhe disiplinim të gjyqtarëve.

“Dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, të cilët vijnë nga Gjykata Themelore, e Apelit dhe Supreme, nuk kanë ditur që neni 29 par.1 pika q) e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenin 100 të Kodit Penal. Në këtë mënyrë kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu zgjedhur. Duhet patjetër që të vendosim kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim! Shihemi mbas 14 shkurtit!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij “Facebook”.

Reagimi i tij vjen pasi PZAP nuk ka certifikuar tre kandidatë nga lista e VV-së për shkak të problemeve me ligjin. Vendimi i PZAP-it u konfirmua edhe nga Gjyakt Supreme./21Media

Back to top button