Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Suedi

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Stokholm të Suedisë, ku do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së parë të muajit tetor.
Këtë të shtune, Kosova do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Kombëtares së Suedisë në stadiumin “Friends Arena”.
Kjo përballje do të jetë ndeshja e pestë për Kosovën në Grupin B për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Momentalisht, “Dardanët” pozicionohen në vendin e katërt në tabelë me katër pikë, kurse Suedia në vendin e dytë, me gjithsej nëntë pikë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button