Përfaqësuesja e SHBA-së mesazh Kosovës dhe Serbisë: Trump dhe populli amerikan po dëgjojnë me vëmendje

Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Tammy Bruce, se mesazhi i SHBA-së për kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca, dhe ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, është se e vetmja rrugë përpara është normalizimi.
Ajo shtoi se presidenti Donald Trump dhe populli amerikan janë duke vëzhguar me kujdes që Kosova dhe Serbia të zotohen për të punuar bashkë drejt të ardhmes.
“Z. Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes sa që ju të zotoheni qartë për të punuar e prosperuar së bashku”, tha Bruce.
“Shpresojmë që Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”, shtoi ajo.
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB kërkon mbylljen e UNMIK-ut: I ka ardhur fund
Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Tammy Bruce, tha se nuk ka arsye më që UNMIK-ut të vazhdojë të funksionojë në Kosovë.
“UNMIK-u është krijuar më 1999 në bazë të Rezolutës 1244 për të ofruar një prani ndërkombëtare për të ndihmuar në stabilizimin e mjedisit pas luftës në Kosovë. Ky ka qenë moment tjetër, mision tjetër dhe Kosova ka qenë vend tjetër. Tani kjo nuk është realiteti në terren. Nuk ka arsyetim që Kosova të trajtohet më 2026 sikur ë ishte në vitin 1999. Sot KFOR-i ndihmon që të ruhet siguria në rajon. UNMIK-u nuk luan më rol as qeverisës, as ushtarak e as të ndërmjetësimit. Nuk po adreson as sigurinë e as paqeruajtjen dhe nuk po e avancon as normalizimin”, ka thënë ajo.
Bruce shtoi Uashingtoni përkrah shkurtimin buxhetor të UNMIK-ut.
“Mirëpresim zvogëlimin e buxhetit të UNMIK-ut. Deri të merret vendimi për mbyllje, ky mision duhet të funksionojë me buxhet të reduktuar”, tha ajo.
“UNMIK-ut i ka ardhur fundi i rrugës. Nëse ky Këshill është serioz, ne duhet të veprojmë”, ka përfundoi Bruce.