Përfitime të mëdha kush e ka emrin Charles ose Camilla

Me kurorëzimin në rolin e mbretit dhe mbretëreshës, emrat Charles dhe Camilla do të kenë disa përfitime në Britani.

Përfitimi është falë oportunistëve të marketingut të cilët po përpiqen të bëjnë çdo gjë për të fituar para në festimet e fundjavës së ardhshme, duke bërë oferta falas për këdo që mban emrin e njëjtë me të mbretit apo mbretëreshës.

Po ofrohen çmime që variojnë nga pushimet falas deri tek shëtitjet dhe kafetë.

Disa me më pak rregulla e disa me më strikte. Kompanitë e marketingut herë kërkojnë që emri i qytetarëve të jetë i shkruar origjinal si i çiftit mbretëror, e disa bëjnë lëshime në ndonjë shkronjë.

Back to top button