Përforcime të trupave ruse në Donbas
Shtetet e Bashkuara kanë parë indikacione se forcat ruse po rifurnizojnë dhe përforcojnë trupat në rajonin e Donbasit, në Ukrainën lindore, ka thënë një zyrtar amerikan i mbrojtjes.
Zyrtari i lartë, shtoi se Rusia duket se po përforcon pozicionet në veriperëndim të Donetsk, një zonë brenda Donbasit.
Megjithatë, SHBA nuk beson se lëvizjet janë fillimi i një ofensive të re.
Rusia pretendoi se kishte shkatërruar sistemet raketore anti-ajrore S-300 që i ishin furnizuar Ukrainës nga një vend evropian.
Por SHBA ka thënë se nuk ka prova që kjo të ketë ndodhur. /21Media