Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Disa makina janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Ilir Durimishi” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Samed Shkodra, komandant i Zjarrfikësve për kryeqytetin.

Ai tha se fillimisht një veturë është kapluar nga zjarri pastaj nga flakët janë përfshirë edhe dy vetura tjera.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Ndërsa, zjarri tani më është shuar.

Për momentin, nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por nuk ka ende ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë incident./21Media

 

Back to top button