Përfshihet nga flaket një objekt në Ferizaj

Sot rreth orës 09:15 është përfshirë nga flakët një objekt në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Sot, rreth orës 09:15 kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përshi një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami” në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Veseli./RTV21/21Media