Përfshihet nga zjarri një dhomë e ndalimit në stacionin policor në Pejë, një i lënduar
Mëngjesin e sotëm një dhomë e ndalimit në stacionin policor në Pejë është përfshirë nga zjarri, ku mbeti i lënduar një person.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 07:20, në Stacionin Policor në Pejë, është përfshirë nga zjarri një dhomë e ndalimit, si pasoj e këtij rasti një person ka pësuar lëndime të lehta trupore i njëjtit është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrëfiksëve. Për informata të tjera njoftoheni me kohë”, tha Rugova. /21Media