Përfshihet nga zjarri një kamionetë në fshatin Balincë të Malishevës

Një kamionetë është përfshirë nga zjarri në fshatin Balincë të Komunës së Malishevës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cila tha se zjarri është lokalizuar dhe, përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për lëndime apo pasoja në njerëz.
“Rreth orës 21:05, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një incident zjarri në fshatin Balincë, ku një automjet (kamionetë) ishte përfshirë nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar dhe, përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për lëndime apo pasoja në njerëz”, ka thënë Elezaj. /21Media