Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë të enjten rreth orës 09:30.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë se nuk raportohet deri tani për të lënduar, pos dëmeve materiale.

“Sot rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, raportohet vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button