Përfshihet nga zjarri një objekt në Deçan, nuk ka të lënduar
Një objekt është përfshirë nga zjarri në Deçan.
Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se përveç materialeve nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë vlera e dëmit është e konsiderueshme.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt. Njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /21Media