Përfshihet nga zjarri një objekt në Gjilan

Një depo e një biznesi afarist është përfshirë nga zjarri në rugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan sot rreth orës 08: 29 të mëngjesit.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet patrulluse, njësiti i hetimeve dhe forenzika e stacionit. Zjarrefiksit dhe njesia e KEDS-it. Per momenitn zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për persona të lënduar.”, tha Hashani./21Media

Back to top button