Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shtime

Mëngjesin e së premtes, një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Godancë i Poshtëm në Shtime.
Sipas raportit të Policisë, ankuesi ka njoftuar se nuk e di arsyen pse është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.
Ndërkohë zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, teksa rasti po hetohet nga Policia.