Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradë, Policia jep detaje
Para pak minutash, një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas informatave të para nuk raportohet për të lënduar.
“Para pak çaste policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i dytë Lipijan-Ferizaj). Policia i është përgjigjur këtij njoftimi, nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.
Portali rtv21.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes./21Media