Përfundoi regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

 
Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar me sukses regjistrimi i popullsisë, thanë në një dalje për media nga Enti Shtetëror për Statistikë.
Nga atje theksuan se janë regjistruar 1.832.696 qytetarë, 873.255 banesa, 568.175 amvisëri dhe 534.503 ndërtesa.
Ndërkaq, në diasporë janë regjistruar 204.850 persona.
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, filloi më 5 shtator ndërkaq përfundoi sonte në ora 20:00./21Media

Back to top button