Përfundoi takimi i liderëve të koalicionit
Haradinaj nuk heq dorë nga taksa
Ka përfunduar takimi i liderëve të koalicionit qeverisës, PDK- AAK- NISMA- AKR. Tashmë të gjithë kanë dalë mirëpo asnjëri nga ta nuk është prononcuar për media.
Burime të RTV 21 brenda në qeveri bëhet e ditur se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka hequr dorë nga taksa pavarësisht kërkesës së partnerit të tij të koliacionit, Kadri Veseli për pezullimin e saj, përcjell rtv21.tv.
Takimi kishte filluar në ora 16:00 dhe është konsideruar si mbledhje e jashtëzakonshme e koalicionit.