Përfundoi takimi Kurti-Mustafa, nuk ka marrëveshje
Flet Mustafa pas takimit
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës.
Në takim morën pjesë edhe ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadave të shteteve të QUINT’it.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit ka thënë se me VV-në kanë biseduar për mundësinë e një koalicioni qeverisës.
“I informuam edhe ambasadorët e QUINT’it sepse ata kishin për qëllim ardhjen e tyre vetëm për informim e jo të ndërmjetësojnë”, ka thënë Mustafa.
Tutje ai ka thënë janë të bindur se zgjidhja që kanë ofruar kohëve të fundit është një zgjidhje që i kontribuon marrëveshjes qeverisëse e cila balacon mbi suazat e votës së qytetarëve./21Media