Përfundojnë bastisjet në Mitrovicën e Veriut

(Lajm i përditësuar)
Policia e Kosovës i ka përfunduar bastisjet e sotme në veri të vendit.
Bastisjet kishin të bëjnë me rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Bastisje të reja në Mitrovicën e Veriut, vazhdojnë hetimet për sulmin terrorist në Banjskë
Policia e Kosovës ka nis mëngjesin e sotëm po realizon bastisje në disa lokacione në veri të Mitrovicës. E gjithë kjo lidhet me hetimet që po vazhdojnë për sulmin terrorist që u krye në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.
Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani tha se bastisjen po vazhdojnë dhe deri më tash nuk ka të arrestuar.
Ai nuk dha informata nëse deri më tash ka armë të konfiskuara.