Përfundojnë disa nga ndeshjet e Ligës së Evropës

 
Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e programit të sotëm në Ligën e Evropës, të cilat ishin paraparë të zhvillohen me fillim nga ora 18:45.
Ndër ndeshjet më interesante të këtij programi ishte ajo mes Galatasaray e Lazio, takim ky ku triumfuan nikoqirët me rezultat minimal 1:0.
Po ashtu, ndeshje zhvilloi edhe skuadra gjermane Bayer Leverkusen, e cila mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 gjigandin hungarez Ferencvaros.
Ndeshje zhvilloi edhe skuadra angleze West Ham, ku shënoi fitore solide si mysafirë të Dinamo Zagrebit me rezultat 2:0.
Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të programit të orës 18:45 të Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.
Grupi E
Galatasaray 1 – 0 Lazio
Lokomotiv Moscow 1 – 1 Marseille
Grupi F
FC Midtjylland 1 – 1 Ludogorets
Crvena Zvezda 2 – 1 Braga
Grupi G
Bayer Leverkusen 2 – 1 Ferencvaros
Real Betis 4 – 3 Celtic
Grupi H
Dinamo Zagreb 0 – 2 West Ham United
Rapid Wien 0 – 1 Genk.

Back to top button