Përfundojnë xhirimet e filmit Joker 2

Ka kohë deri në shfaqjen e filmit “Joker 2” në kinema. Kur jemi te ky film, regjisori i tij Todd Phillips përmes disa postimeve në mediet sociale ka bërë të ditur se xhirimet e tij kanë përfunduar.

Ky film i cili u pagëzua “Joker 2 apo Joker Folie à Deux” bashkon audiencën me paraqitje të klounit të Gotham City apo Princit të ashtuquajtur të Krimeve. Në të luan edhe këngëtarja tashmë e bërë aktore Lady Gaga. Ajo luan rolin e Harley Quinn.

Xhirimet e filmit Joker 2 filluan në dhjetor të 2022-tës, apo gjashtë muaj pasi që Phillips konfirmoi se do të realizonte atë.

Muajin shkurt më pas, patëm rastin të shohim Gaga-n përballë Joaquin Phoenix, e tani kemi edhe dy fotografi të reja të tyre në faqen e Instagramit të Phillips.

Edhe pse tregimi në mënyrë specifike detalizon Joker 2, në të shihet edhe personazhi tjetër Harleen Quinzel e cila dashurohet në Joker-in derisa ai mbahet në strehimoren Arkham.

Filmi Joker 2 dallon nga ai pari në atë se është mjuzikël.

Gaga me këtë rol u bë aktorja e dytë që paraqitet me rolin e Harley Quinn në një film me skena live, pas paraqitjes së Margot Robit me personazhin e saj në Universin e Zgjeruar të DC. Ndërkaq kjo është paraqitja e tretë e saj me rol në një film që prej atij të vitit 2018 “A Star is Born” dhe atij të vitit 2021 “House of Gucci”.

Filmi Joker 2 do të shfaqet në kinema më 4 tetor të vitit të ardhshëm, andaj Todd Phillips ka mjaft kohë të përqendrohet në procesin e montimit të tij./21Media

Back to top button