Përfundon dëshminë Kadrijaj: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me fakte të fabrikuara nga Serbia

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka përfunduar dëshminë e saj të cilën e filloi të enjten në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Gjatë fundit të dëshmisë së saj, Time Kadrijaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me fakte të fabrikuara dhe grumbulluara nga Serbia.

“Derisa të vërtetohet e kundërta e kam këtë qëndrim”, tha Kadrijaj.

Përgjigja e Kadrijajt erdhi pasi prokurori Cezary Michahlzcuck e pyeti dëshmitaren se a është padrejtësi të akuzosh dikë.

“Po ju nuk e dini këtë, ka pas gjykime të tjera dhe nuk ka pas fabrikime dhe ka pasur persona që janë dënuar në bazë të dëshmive të vërteta. Ju thatë që keni qenë mepunën tuaj, ju nuk e dini a janë apo s’janë padrejtësi. A është padrejtësi të gjykosh personat, nuk po them t’i shpallësh fajtor. T’i akuzosh personat, t’i analizosh provat për të vërtetuar pretendimet e atyre që thonë se janë viktima, a është padrejtësi”, tha prokurori.

Më këtë përfunduan pyetjet e ZPS-së për Time Kadrijajn, mbrojtja e viktimave dhe as trupi gjykues nuk patën pyetje.

Më të përfunduar pyetjet për dëshmitaren, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia kërkoi që të kalohet në seancë private dhe pas hapjes së saj njoftoi se seanca e ditës së sotme përfundoi duke thënë se gjykimi ndaj Pjetër Shalës do të vazhdojë të hënën.

Back to top button