Përfundon faza e parë e bisedimeve, SHBA bie dakord të zhbllokojë asetet iraniane

(Lajm i përditësuar)
Përfundon faza e parë e bisedimeve, SHBA bie dakord të zhbllokojë asetet iraniane
Ka përfunduar faza e parë e bisedimeve në Islamabad mes SHBA, Pakistanit dhe Iranit.
Bëhet me dije se SHBA-të kanë pranuar kushtin e Iranit për të zhbllokuar asetet iraniane. Ky kusht thuhet se ishte një nga dhjetë pikat e planit iranian për një armëpushim.
Takimi SHBA-Iran “po ecën mirë”
Një zyrtar pakistanez ka konfirmuar për “Associated Press” se negociatat mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit “po ecin mirë”.
Ai ka thënë se “nuk mund të tregojë nëse palët janë të ulura në një dhomë apo dhoma të ndara, por se bisedimet kanë nisur dhe po përparojnë”.
Takimi trepalësh po zhvillohet mes zyrtarëve amerikanë JD Vance, Steve Witkoff dhe Jared Kusher, ndërsa Iranin e përfaqësojnë Mohammad Ghalibaf dhe Abbas Araghchi. Takimi po ndërmjetësohet nga zyrtarë pakistanezë.