Përfundon gara për Kasapin e Loxhën në Grand Prix Upper Austria

Xhudistet tona, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha kanë përfunduar garën në Grand Prix Upper, që po mbahet në Linz të Austrisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha dhe Kasapi janë ndalur qysh në raundin e dytë të kësaj gare.

Kasapi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja serbe, Marica Perisic.

Ndërkaq, Loxha në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Guinea, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja belge, Mina Libeer.

Pas këtyre humbjeve përfundon edhe gara për Flaka Loxhan dhe Fatjona Kasapin në Grand Prix Upper Austria.

Back to top button