Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli, avokati nuk jep detaje

 

Ka përfunduar intervistimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Prokurorinë Speciale. Para mediave ka folur shkurt avokati i saj në këtë rast, Artan Qerkini i cili nuk ka treguar arsyen e marrjes në pyetje duke thënë se “çdo publikim paraqet vepër penale”.

Rizvanolli u intervistua në cilësinë e dëshmitares.

“Ministrja Rizvanolli është intervistuar në cilësinë e dëshmitares. Prokurori ka lexuar një paralajmërim se për shkaqe te hetimeve detajet e hetimeve nuk duhet bërë publike ngase çdo publikim paraqet vepër penale. Kështu që më shumë se kaq nuk mund të ju themi asgjë më shumë”, ka thënë Qerkini


Rizvanolli intervistohet në cilësinë e dëshmitares në Prokurorinë Speciale

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli  është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Udhëheqësja e Zyrës për Komunikim në Prokurorinë Speciale, Liridona Kozmaqi.

“E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën prokuroi e ka në hetim”, tha ajo./21Media

Back to top button