Përfundon intervistimi i Remit në Hagë

Intervistimi i tij ka zgjatur rreth nëntë orë

Ka përfunduar intervistimi ish-komandantit të UÇK-së nga zona operative e Llapit, Rrustem Mustafa- Remit në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ky intervistim ka zgjatur rreth nëntë orë.

Mustafa është marrë në pyetje për të dytën ditë me radhë në Prokurorinë Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

Nesër pritet edhe intervistimi i ish-komandantit të zonës operative të Drenicës, Sami Lushtakut.

Gjithsej, njëmbëdhjetë ish-luftëtarë të UÇK-së, janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000. /21Media

Back to top button