Përfundon ndeshja, Kosova mposhtë Bullgarinë

(Lajm i përditësuar)
Përfundon ndeshja, Kosova mund Bullgarinë
Ka përfunduar ndeshja në hendboll mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Kosova ka mundur Bullgarinë me rezultat shumë të ngushtë.
Ndeshka ka përfunduar me rezultat Kosova 23:22 Bullgaria.
Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes në hendboll mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Kosova prinë me rezultat, 15:13.
Fillon ndeshja Kosovë – Bullgari
Ka filluar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë në kuadër të kampionatit Evropian për hendbollistët “Evropian U20” në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.
Më parë u zhvilluan edhe tri lojëra ajo ndërmjet Turqisë dhe Belgjikës. Turqia triumfoi me rezultat 37:26, ajo e Gjeorgjisë dhe Estonisë e cila përfundoi me barazim, ajo e Sllovakisë dhe Britanisë së Madhe që përfundoi me fitoren e Sllovakisë 39:14.
Ekipet kombëtare janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe. Pas ndeshjeve në grupe, dy të parët e secilit grup avancojnë në çerekfinale. Çerekfinalet janë më 17 korrik, të mërkurën, ndërsa gjysmëfinalet më 19 korrik. Më 21 korrik është finalja./21Media