Përfundon ndeshja, Kosova mposhtet nga Estonia

(Lajm i përditësuar)


Përfundon ndeshja, Kosova mposhtet nga Estonia

Ka përfunduar ndeshja hendbollistike mes Kosovës dhe Estonisë.

Kosova është mposhtur nga Estonia me rezultat 18-38.

Gjysmëfinalja do të zhvillohet ndërmjet Finlandës dhe Latvisë nga ora 16:45. Ndërsa nga ora 19:00 do të përballet Luksemburgu me Sllovakinë.


Përfundon pjesa e parë, Estonia lë prapa Kosovën

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Estonisë në kuadër të Kampionatit Evropian U20 në Prishtinë.

Në pjesën e parë të lojës Estonia ka shënuar epërsi me rezultat 8:14.


Kosova përballet me Estoninë

Ka filluar përballja ndërmjet Kosovës dhe Estonisë në kuadër të Kampionatit Evropian U20 në Prishtinë.

Ndeshja është për plasman nga pozita e pestë deri në pozitën e tetë.

Gjysmëfinalja do të zhvillohet ndërmjet Finlandës dhe Latvisë nga ora 16:45. Ndërsa nga ora 19:00 do të përballet Luksemburgu me Sllovakinë./21Media

Back to top button