Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfundon ndeshja, Sllovakia mund Britaninë e Madhe

(Lajm i përditësuar)


Përfundon ndeshja, Sllovakia mund Britaninë e Madhe

Ka përfunduar ndeshja Sllovaki – Britani e Madhe.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 39 për Sllovakinë dhe 14 për Britaninë e Madhe.


Përfundon pjesa e parë, Sllovakia në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Sllovakisë dhe Britanisë së Madhe.

Pjesa ka përfunduar me rezultat Sllovaki 18:04 Britani e Madhe.


Fillon ndeshja ndërmjet Sllovakisë dhe Britanisë së Madhe

Ka filluar ndeshja ndërmjet Sllovakisë dhe Britanisë së Madhe në kuadër të kampionatit Evropian për hendbollistët “Evropian U20” në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.

Më parë u zhvillua loja ndërmjet Turqisë dhe Belgjikës. Turqia triumfoi me rezultat 37:26. Dhe ajo e Gjeorgjisë dhe Estonisë e cila përfundoi me barazim.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe një ndeshje tjetër, Kosova – Bullgaria me fillim nga ora 19:15.

Ekipet kombëtare janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe. Pas ndeshjeve në grupe, dy të parët e secilit grup avancojnë në çerekfinale. Çerekfinalet janë më 17 korrik, të mërkurën, ndërsa gjysmëfinalet më 19 korrik. Më 21 korrik është finalja./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button