Përfundon numërimi i votave në Kamenicë, VV fiton

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave në kuadër të zgjedhjeve parlamentare për Komunën e Kamenicës.
Në këtë komunë prin Lëvizja Vetëvendosje me 7465 vota apo 52.72%, pasuar nga PDK-ja me 2191 vota apo 15.47%.
Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë komunë ka marrë 1888 vota apo 13.33%. /21Media