Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.
VV ka marrë 36.96%, PDK 26.14%, LDK 12.30% dhe AAK 7.13%.
Në total kanë qenë 37 vendvotime.
Më poshtë gjeni më të votuarit nëpër parti:
Nga VV, më të votuarit janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla e Hekuran Murati.
Tek PDK, më së shumti vota ka marrë Bedri Hamza, pasuar nga Arian Tahiri, Uran Ismaili, Xhavit Haliti dhe Përparim Gruda.
Nga LDK, prin Lumir Abdixhiku, pasuar nga Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova dhe Doarsa Kica.
Në AAK, më të votuarit janë Ramush Haradinaj, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Daut Haradinaj dhe Time Kadriaj.