Përfundon numërimi për Lipjan, kandidatët që morën më së shumti vota

Në Qendrën Komunale të Numërimit ka përfunduar numërimi i votave të 88 vendvotimeve në Lipjan për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kjo komunë nuk do të jetë në balotazh për kryetar, pasi në raundin e parë ka fituar Imri Ahmeti nga LDK-ja me 51.15 për qind ose 15.029 vota, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ)
Në garën për asamble LDK ka dalë fituese me 47.58 për qind ose 13.263 vota. PDK renditet e dyta me 31.21 për qind ose 8.702 vota. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 15.44 për qind ose 4.304 vota, PDAK 1.35 për qind ose 377 vota, AAK 1.27 për qind ose 355.
Kandidatët më të votuar janë Imri Ahmeti LDK me 13.263 vota, Rasim Hasani LDK 1.181, Shukri Buja PDK 8.702 dhe Alban Salihu VV 4.304 vota.
