Përfundon pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, Manchester City dhe Interi nuk e kanë gjetur ende golin.

Pavarësisht se kishin raste serioze për të shënuar, kampioni anglez dhe gjiganti italian hyjnë në pushim pa pranuar gol.

Lajm aspak i mirë për Cityn në këtë pjesë të parë ishte lëndimi i Kevin De Bruynes, i cili u largua nga loja në minutën e 36’, ndërsa në vendin e tij hyri Phil Foden.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.

Back to top button