Përfundon procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e LDK-së

(Lajm i përditësuar)

Përfundon procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e LDK-së

Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvend kanë votuar në mënyrë të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.

Atyre iu është kërkuar të deklarohen me po ose jo, rreth ofrimit të dorëheqjes së kryetarit.

Nis votimi i fshehtë, “A e pranoni dorëheqjen e Lumir Abdixhikut – Po, Jo”

Pas tri orësh diskutime në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së ka nis procesi i votimit të fshehtë për ta pranuar ose jo dorëheqjen e kryetarit aktual të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

302 delegatë janë prezent për votim për apo kundër dorëheqjes së Abdixhikut.

Derisa delegatëve iu është prezantuar letra për votim: “A e pranoni dorëheqjen e Lumir Abdixhikut – Po, Jo.”

Back to top button