Përfundon protesta, bizneset kërkojnë afat për daljen në treg të lirë

(Lajm i përditësuar)


Përfundon protesta, bizneset kërkojnë afat për daljen në treg të lirë

Ka përfunduar protesta bizneseve kundër vendimit për daljen në treg të lirë të  për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Protestuesit kërkuan që ky vendim të shtyhet deri në përgatitjen e bizneseve për një proces të tillë.


“Kurti po manipulon”, Rafuna i përgjigjet ndaj deklaratës së kryeministrit se vetëm 1% e bizneseve po protestojnë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se është i kënaqur si po zhvillohet protesta kundër daljes së bizneseve  në treg të lirë  të energjisë.

Ai shtoi se nuk janë kundër këtij vendimi, por kërkojnë shtyrjen e tij dhe një fazë tranzicioni.

“Le të përgatitet tregu dhe bizneset për më dalë “,  shtoi ai.

Rafuna shtoi se ishin të detyruar për protestë dhe tha se shpreson në reflektimin e insitucioneve, derisa këmbënguli se nuk do të tërhiqen deri në reflektim.

Ai komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit në detyrë  Kurtit  i cili ka thënë sot se ka kaluar koha e barrikadave.

“Nëse ka kaluar koha e barrikadave atëherë ofroje zgjidhjen “, shtoi ai.

Derisa u përgjigj edhe ndaj deklaratës tjetër të Kurtit i cili tha Oda Ekonomike po manipulon dhe se vetëm  1% e tyre po del në protestë.

“Po manipulon kryeministri në ketë rast se 1300 biznese të cilat kanë të punësuar 140 mijë … nuk qëndron , nuk du me u lëshu në deklarata të kryeministrit ,nuk du mu marrë me kryeministrit unë jam biznes një kërkesë e kam lejona fazën e tranzicionit , tha Rafuna. /21Media


Nis protesta e bizneseve, pamje nga bllokimi i hyrje-daljeve të Prishtinës (LIVE)

Ka nisur protesta e bizneseve kundër vendimit për të dalë në treg të lirë të energjisë.

Nga ora 10:00 protestojnë në Prishtinë  ku tashmë kamionët ka nisur të bllokojnë rrugët.

RTV21 po përcjell live ngjarjen.

Lokacionet e bllokimit:

Hyrja nga Veterniku – Hyrja nga Gjilani – do të bllokohet hyrja nga Albi Mall e poshtë Veternikut – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet (Ferizaj, Gjilan, Aeroport)

Hyrja nga Fushë-Kosova – Hyrja nga Mitrovica – do të bllokohet hyrja prej rrethit të Madh te Lakrishtja (Dukagjini tower) – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet nga Mitrovica dhe Fushë-Kosova

Hyrja nga Podujeva – Hyrja në lagjen e Vranjevcit – te ish-Humanisti – Udhëkryqi te banka Raiffeisen – bllokohen hyrje-daljet nga Podujeva, por edhe lëvizjet nga Dragodani në drejtim të Shkabaj/Orlloviq.

 

 

Back to top button