Përfundon protesta e bizneseve në Prishtinë

Protesta e bizneseve e cila kishte nisur në ora 10:00, ku bizneset kanë protestuar për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike ka përfunduar pas dy orësh.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se janë të kënaqur me pjesëmarrjen në protestë, derisa tha se kërkojnë reflektim nga institucionet.

“Kërkesa jonë mbetet që institucionet e vendit te reflektojnë, edhe të kemi një afat për tranzicion për dalje në treg të lirë të energjisë elektrike”, tha ai.

Back to top button