Përfundon protesta e serbëve në veri, kundër mbylljes së strukturave paralele

Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal, kanë bërë që qytetarët serbë të kësaj pjese të vendit të organizojnë protestë kundër këtyre aksioneve.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i tha portalit rtv21.tv se protesta e prindërve dhe nxënësve para sallës së Sporteve në veri të Mitrovicës ka përfunduar pa ndonjë problem dhe protestuesit janë shpërnda të qetë.
“Rreth orës 09.00 ka fillu një protest para sallës së sporteve në Mitrovica Veri. Pjesëmarrës janë prindër dhe nxënës. Protestojn në lidhje me mbylljen e sallës së sporteve dje nga inspektorët komunal. Situata e qetë. Nuk ka ndonjë problem me theksu. Rreth orës 09.30 protesta ka përfundu dhe protestuesit janë shpërnda”, tha Elshani për rtv21.tv.
Ndryshe, gjatë ditës së enjte Komuna e Mitrovicës Veriore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë hapa konkretë për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal./21Media
Aksionet policore në veri të Mitrovicës, serbët paralajmërojnë sot protestë