Përfundon protesta e veteranëve, paralajmrohen protesta të vazhdueshme

(Lajm i përditësuar)

Ka përfunduar protesta e veteranëve që ka nisur në ora 18:00.

Në protestë u pa se morën pjesë një numër i madh i qytetarëve. Protesta ishte e qetë dhe pa incidente.

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për pagën minimale ose do të përballen me protesta të vazhdueshme.


Çerkinaj: Nuk mundesh me i rrejt ata që i ke rrejt para dy vjetësh, janë mbush mend me e ditë kush është Kurti

Kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk po i mbështet veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë “që t’i kthehet popullit”.

“Nuk mundesh me i rrejt ata që i ke rrejt para dy vjetësh. Edhe ata janë mbush mend me e ditë kush është Albin Kurti”, ka deklaruar Çerkinaj.

Nis protesta e veteranëve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputeti Rashit Qalaj po marrin pjesë në protestën e veteranëve që zyrtarisht ka nis në këto momente.

Protesta ka nis me himnin kombëtar dhe aty tanimë po shihen mijëra veteranë.

Ata protestojnë kundër skandaleve të Qeverisë, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojnë që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.


Gati për protestën e veteranëve

Organizatorët e protestës së veteranëve e cila nis në orën 18:00, tanimë janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve.

Ata në sheshin “Skënderbeu”, kanë vendosur skenën ku do të ketë fjalime, si dhe shihen flamuj me logon e UÇK-së, flamurin kombëtar dhe atë amerikan.

Përndryshe, veteranët sot kanë paralajmëruar një protestë e cila nis në orën 18:00, në sheshin “Skënderbeu”. Ata protestojnë kundër skandaleve të Qeverisë, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojnë që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.


Objekti i Qeverisë së Kosovës rrethohet nga Policia para fillimit të protestës

Sot para qeverisë duke filluar nga ora 18:00 Shoqëria civile, e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe disa parti politike do të protestojnë pasi veteranët nuk u përfshinë në Ligjin e pagës minimale, që u votua dy ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka filluar përgatitjet, duke vendosur rrethojat te Qeveria.

Back to top button