Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

(Lajm i përditësuar)


Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

Protestuesit nga ndërtesa e KEDS-it ku janë mbledhur fillimisht kanë marshuar drejt ndërtesës së Qeverisë.

Ata mbanin pankarta me mbishkrimet: “Nuk e durojmë ma hajninë”, “Nuk sakrifikojmë na për KEDS-in”, “Nji popull nuk i nënshtrohet KEDS-it”, “Stop hajnisë me fatura t’rrymës”. Nga aty ata kërkuan nga Qeveria që të mos e lejojnë një gjë të tillë.

Protesta e cili nisi nga objekti i KEDS u shoqërua me hedhje tymi e arrestimin e një qytetari nga ana e policisë.


Protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe ndërtesën e KEDS-it – arrestohet një person

Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

Protesta ka filluar pranë ndërtesës së KEDS-it. Qytetarët po mbajnë pankarta “Nuk e durojmë më hajninë” dhe “Sakrifikone KEDS-in, jo popullin”.

Ata kanë hedhur ngjyrë të kuqet drejt ndërtesës së KEDS-it duke brohoritur “Hajnat jashtë”. Aty po ashtu është arrestuar një person për të cilën raportoi RTV21.

Pas shqyrtimit të kërkesës së KESCO-s, ZRRE-ja pritet që në mars të marrë vendim nëse do të ketë rritje të tarifave të rrymës apo jo.


“Nuk e durojmë më hajninë”, nis protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

Protesta ka filluar pranë ndërtesës së KEDS-it dhe pritet të përfundojë te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Qytetarët po mbajnë  pankarta “Nuk e durojmë më hajninë” dhe “Sakrifikone KEDS-in, jo popullin”.

Pas shqyrtimit të kërkesës së KESCO-s, ZRRE-ja pritet që në mars të marrë vendim nëse do të ketë rritje të tarifave të rrymës apo jo.


Sot protestohet sot kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë proces si të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët e Kosovës.

Protesta do të mbahet duke filluar në ora 13:00, me grumbullim pranë ndërtesës së KEDS-it, ndërsa marshimi do të përfundojë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në reagimin e tyre publik, organizatat theksojnë se që nga viti 2022 qytetarët janë përballur me rritje të vazhdueshme të faturave të rrymës, të cilat, sipas tyre, janë aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në favor të kompanisë KEDS dhe në dëm të interesit publik.

Sipas deklaratës, konsumatorët nuk po paguajnë vetëm çmimin e energjisë, por edhe humbjet dhe keqmenaxhimin e kompanisë private. Organizatat kritikojnë edhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë, mungesën e ngrohjes gjatë muajve të dimrit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që shtrenjtimi i rrymës ka në rritjen e kostos së jetesës.

Ato rikujtojnë se vitin e kaluar është miratuar një rritje prej 16.1%, ndërsa këtë vit po paralajmërohet një tjetër rritje rreth 20%, të cilën e konsiderojnë të papranueshme. Sipas tyre, KEDS përfiton duke blerë energji me çmime të ulëta nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe duke ua shitur qytetarëve me çmime shumë më të larta.

Organizatat u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se mobilizimi qytetar është thelbësor për mbrojtjen e interesit publik dhe përballjen me, siç e quajnë ata, praktikat shumëvjeçare dhe të dëmshme në sektorin e energjisë.

Back to top button