Përfundon takimi i Osmanit me liderët e partive politike

(Lajm i përditësuar)
Osmani pas takimit: Nëse zvarritet shumë, s’e kam problem ta dërgoj çështjen në Kushtetuese
Presidentja Vjosa Osmani pas takimi me liderët partiak ta se tha se nuk e ka problem që bllokadën në Kuvend ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Por shtoi se këtë do ta shqyrtojë vetëm nëse procesi zvarritet edhe më shumë dhe po ashtu njoftoi se për këtë ka folur edhe me liderët partiakë në takimin e sotëm.
“Nëse kjo zvarritet shumë, janë disa opsione që vetë deputetët ta shfrytëzojnë. Deri tani AAK ka kontestuar një vendim, por që lidhet me formën e votimit jo domosdo me proceset tjera. Të shfrytëzoj prerogativat kushtetuese dhe t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Sot ajo çfarë kam shprehur para liderëve, që nëse do të kishte pajtim edhe nga ana e tyre, unë nuk kam ndonjë problem që ta dërgoj këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, nuk pat ndonjë kundërshtim nga asnjëri prej tyre. Megjithatë, ne do të presim nëse ditët në vijim do të rezultojnë me marrëveshje politike apo arritje të një marrëveshje më të gjerë për konstituimin e Kuvendit para se të procedojmë me diçka e tillë”, u shpreh ajo.
Krasniqi pas takimit me Osmanin: Krasniqi: Jemi në situatë të njëjtë
ideri i PDK-së Memli Krasniqi, tha se situata vazhdon të jetë e njëjtë pa zgjidhje, edhe pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Megjithatë ai shtoi se ky takim duhet të shihet si hap para drejt zhbllokimit të ngërçit.
“Ishte diskutim brenda pozicioneve që i dini. Kërkova që kryetari i VV-së ta ndryshojë kandidatin. Të vijë me një propozim që e merr shumicën parlamentare. Nuk pres të ndodhë ky ndryshim. Jemi në situatën e njëjtë. Duhet ta shohim si hap para këtë takim, një përpjekje shtesë edhe përfshirjen e presidentes për të gjetur rrugëzgjidhje. Kam propozuar që presidentja, në zbatim të përgjegjësive që i ka për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, që në një moment kur ajo e vlerëson të nevojshme, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, qoftë me një pyetje apo përmes dërgimit të një lënde në Kushtetuese për gjithë procesin zgjedhor. Kjo krizë nuk është procedurale, është politike. Dhe duhet të kishte zgjidhje politike. Por nëse kjo qasje autoritare vazhdon, do të bëjmë çmos për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Krasniqi.
Në fund, Krasniqi tha se nuk është optimist se Kurti do të ndryshoj qëndrimin duke thënë “nuk ka tym të bardhë”.
“Kjo krizë nuk është krizë procedurale është politike dhe do të duhej të kishte një zgjidhje politike, por nëse kjo qasje imponuese autoritare e Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon pa e pasur shumicën parlamentare, atëherë ne e kemi për obligim para qytetarëve që na kanë zgjedhur që të bëjmë çmos për të gjetur një zgjidhje…Nuk jam aspak optimist që Kurti do të ndryshoj qëndrimin.. Nuk besoj që ka dalur tym i bardhë siç po shihet, nuk ka tym diku”, tha Krasniqi./21Media
Abdixhiku: Përveç LVV-së, partitë patën reflektim pozitiv për idenë e LDK-së
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku Kryetari i LDK-së tha se nga takimi me presidenten Vjosa Osmani nuk pati ndonjë zgjidhje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai fjaësoii Vetëvendosjen duke thënë se nuk pati ndonjë brengë për zgjidhjen e situatës.
Abdixhiku tha se edhe në këtë takim ka propozuar idenë e tij për qeverinë transicionale.
“Jam i lumtur se kishte një reflektim pozitiv nga partitë e tjera në përmasën e konsiderimit madje edhe pjesëmarrjes, përjashto partisë së parë e cila nuk kishte as pozicion të qartë por as ide të tjera se si të dilet nga kjo gjendje”, tha ai.
Haradinaj pas takimit me Osmanin: Kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të jetë një person unifikues
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit me presidenten Vjsa Osmani dhe liderët e partive parlamentare, tha se kandidati për kryetar të kuvendit duhet të jetë një person unifikues.
“në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedës me presidenten”, tha ai.
Përfundon takimi i Osmani me liderët e partive politike
Përfundon takimi mes presidentes Osmani dhe liderëve të subjekteve të mëdha politike.
LVV vazhdon te këmbëngul edhe në këtë takim që Albulena Haxhiu të jetë kandidatja e vetme nga ky subjekt politik për kryetare të kuvendit.
Dalin pamjet e para të takimit të presidentes me liderët partiak
Kanë dalë pamjet e para të takimit të Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike parlamentare n në Presidencë.
Ky takimi u thirr nga Presidentja Osmani për të diskutuar një dalje të mundshme nga bllokada në Kuvend.
Të pranishëm janë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai i PDK-së, Memli Krasniqi, i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradina
Liderët partiak arrijnë në Presidencë
Liderët partiak,kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë arritur në presidencë.
Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në takim sot në ora 13:00 liderët e partive politike pëe të diskutuar rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës./21Media