Qeveria në detyrë deklarohet rreth takimit Kurti- Hamza

(Lajm i përditësuar)
Qeveria në detyrë deklarohet rreth takimit Kurti- Hamza
Pas vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Mitrovicë ku u takua me kryetarin e kësaj komunë, Bedri Hamza është deklaruar zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.
Ai për portalin rtv21.tv ka thënë se takimi kanë pasur në qendër të diskutimit punën e komunës komunave dhe bashkëpunimin me qeverinë.
“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve.”, është shprehur Kreyziu.
Përfundon takimi Kurti-Hamza, nuk deklarohen për media
Raportohet se ka përfunduar takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Bedri Hamzës së PDK-së.
Edhepse u tha se do të deklarohen para mediave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Nuk dihet ende se cila ishte arsyeja e këtij takimi.
Albin Kurti takohet me Bedri Hamzën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Takimi po vazhdon në zyrën e Hamzës në Komunën e Mitrovicës.
Ende nuk janë dhënë detaje zyrtare nga takimi, por lëvizja e Kurtit shihet si një hap drejt zbutjes së tensioneve politike dhe funksionalizimit të institucioneve./kp