Përfundon ushtrimi fushor për reagimin e rasteve emergjente
Në ditën e fundit të ushtrimit fushor, rolin e udhëheqësit të këtij aktiviteti e ka marr kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci
Ka përfunduar ushtrimi fushor ne Komunën e Drenasit e cila është organizuar për tre ditë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, KFOR-in, QKMF-në, Shërbimin e Zjarrfikësve, Kryqin e Kuq, ndërmarrjen e “Feronikelit” dhe gjithë akterët tjerë institucional ne Komunën e Drenasit.
Në ditën e fundit të ushtrimit fushor, rolin e udhëheqësit të këtij aktiviteti e ka marr kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci. Përgatitjet për këtë ushtrim kishin nisur tre muaj më herët, ku përfaqësuesit e Komunës dhe gjithë pjesëmarrësit kishin marr koordinatat e veprimit të rasteve emergjente.
Ndërsa improvizimi i situatës ishte termet në 6 shkallë, si pasojë e tij ne ndërmarrjen e “Ferronikelit” kishte te lënduar dhe shpërthim zjarri. Me të marrë lajmin e tërmetit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci merr vendim për formimin e shtabit emergjent, pastaj dhe behët evakuimi ne shatorre të improvizuar afër ndërmarrjes të shtabit emergjent, për t’i dalur në ndihmë te lënduarve.
Në ditën përmbyllëse, janë inskenuar raste të shumta, si shpërthim zjarri ne një pjesë të ndërmarrjes, ku ishte lënduar një person me djegie të shkallës së dytë dhe shërbimi i zjarrfikësve, i Policisë, mjekëve, kishin bërë intervenimin ne këtë rast.
Pastaj, po ashtu është inskenuar edhe një rast tjetër, ku ne një lartësi të ndërtesës kishte shpërthyer zjarri dhe largimi i të lënduarit është dashur të behët me litarë dhe ndërhyrja ishte bërë nga FSK-ja. Inskenimi ishte edhe aksident ne dy vetura, kidnapimi i disa personave dhe raste të tjera. Të gjitha ushtrimet janë kryer me sukses, dhe kryetari Lladrovci ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që i janë bashkëngjitur këtij aktiviteti.
“Ky është një operacion shumë i qëlluar, ku të gjithë akterët që mund të ndërhyjnë ne raste të tilla i janë bashkëngjitur ushtrimit. Lus që raste të tilla të mos ndodhin asnjëherë, mirëpo fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme dhe ky ushtrim për tre ditë, neve si institucion i qeverisë lokale, na ka trajnuar që me sukses t’i përgjigjemi rasteve emergjente. Të gjitha rastet e ushtrimit ishin të koordinuara shumë mirë me Komunën, Policinë e Kosovës, FSK-në, KFOR-in, Shërbimin e Zjarrfikësve, Shërbimit Shëndetësorë, Kryqin e Kuq dhe akter të tjerë të përfshirë në këto ushtrime”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Ne ditën përmbyllëse të ushtrimeve fushore, ishin të pranishëm edhe gjenerali i KFOR-it në Kosovë, Komandanti i FSK-së, dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës./21Media