Përgjaket sigurimi i Spitalit të Gjakovës

Sot në orët e para të mëngjesit është sulmuar fizikisht punëtori i sigurimit të spitalit. I njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marr tretman mjekësor.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Spitali ka bërë me dije se për rastin është njoftuar edhe policia, derisa thonë se po presin që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar.
“Sot rreth orës 2.20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të spitalit, nga ana e disa personave të pandërgjegjshëm. Personi i sulmuar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësorë. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e Spitalit.
Menaxhmenti i Spitalit tutje ka dënuar ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten dhe personeli të ndjehen të sigurt ne vendet e tyre të punës./21Media

Back to top button