Përgjegjësi i karantinës raporton para Komisionit hetimor

 

Ish menaxher i Qendrës së Karantinës të vendosur në Qendrën e Studentëve, Valdet Hashani, ka raportuar sot para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me organizimin dhe menaxhimin në këtë qendër.

Hashani tha se të gjitha punët janë kryer në mënyrë ekipore, pa marrë vendime individuale.

Lidhur me rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani, Agon Musliut, ai tha se ai nuk ka poseduar dëshmi me vete por as në shtëpi për probleme shëndetësore.

Hashani madje tha se pak minuta para vdekjes se Musliu është dërguar një email ku është bërë kërkesë për psikolog.

“Agon Musliu ka ardhur me datë 2 maj (2020), me autobus të FSK në karantinë, i kemi fotot, pra vetëm një natë ka qëndruar, të nesërmen në ora 17:16 minuta kam marrë informacionin nga kapiteni se njëri ka kërcyer (nga dritarja)… Familja e Agonit nuk ka ofruar asnjë dokument, dosjen që e kemi marr nga ekipi i mjekësisë famijare e kemi me diagnozë zero, pra nuk ka asnjë dëshmi. Me datën 3 (maj 2020) kur e kam përgatitur kërkesën për ndihmën e psikiatrit, më lejoni të ju parafrazoj që më ka thënë që Agon Musliu ka nevojë për psikolog/psikiatër. Emaili me kërkesë ka shkuar në ora 16:35 ndërsa në ora 17:16 minuta ne kemi qenë më çanta në rastin e ngjarjes. Përkundër ndërhyrjes i ndjeri nuk ka mbijetuar”, tha Hashani.

Back to top button