Përhapja e lisë së majmunëve, OBSH paralajmëron rrezik real

Rreziku i përhapjes së lisë së majmunëve në vendet jo-endemike është real, paralajmëroi OBSH të mërkurën, me më shumë se 1000 raste të konfirmuara tani në vende të tilla.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se agjencia shëndetësore e OKB-së nuk po rekomandonte vaksinimin masiv kundër virusit dhe shtoi se deri më tani nuk ishte raportuar asnjë vdekje nga rastet e shënuara.
“Rreziku i përhapjes së lisë së majmunëve në vendet jo-endemike është real”, tha Tedros në një konferencë për shtyp.
Sëmundja zoonotike është endemike te njerëzit në nëntë vende afrikane, por shpërthime janë raportuar muajin e kaluar në disa shtete të tjera, kryesisht në Evropë, dhe veçanërisht në Britani, Spanjë dhe Portugali.
“Më shumë se 1000 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve janë raportuar tani në OBSH nga 29 vende që nuk janë endemike për sëmundjen”, tha Tedros.
Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë të lartë, ënjtje të nyjeve limfatike dhe skuqje të ngjashme me linë e dhenve.
Një rast i lisë së majmunëve në një vend jo-endemik konsiderohet një shpërthim.
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më 3 qershor nga Klinika Infektive, QKUK pranoi një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e Majmunëve. Mostrat e personit që dyshohet se është infektuar me lijën e majmunëve janë dërguar në Holandë./21Media

Back to top button