Periudha kur humbi dhe fitoi më së shumti “NRG Band”

Grupi i njohur “NRG Band” i përbërë nga tre vëllezërit – Qaka, me Besnikun (vokal) dhe dy vëllezërit e tij, Arbenit (gitarë) dhe Metit(bas) këtë të diel janë të ftuarit e Xherit në kuzhinën e “n’Maje t’Gjuhës” në RTV21.

Përveç muzikës së mirë, recetave të shijeshme në emisionin “n’Maje t’Gjuhës me Xherin” asnjëherë nuk mungojnë pyetjet shumë interesante e të qeshurat pafund.

Grupi “NRG Band” ndër të tjerash tregoi edhe humbjet dhe fitimet më të mëdha gjatë karrierës.

“Dy vjetët e pandemisë kanë qenë humbje në aspektin e punës”, u shprehen njëzëri vëllezërit Qaka.

“Por edhe shpirtnisht kemi humbë… Njerëzit ishin më të rezervuar, filloi ajo ndjesia se tash e mbas duhet me u rujt gjithmonë. Ka qenë periudhë që kurrë nuk kam me harru”, u shpreh Besniku.

Ndërsa, tutje ai tha se fitimi më i madh është kur e realizon një këngë të mirë dhe pëlqehet nga publiku./21Media

Back to top button