Përjashtohen me 10 ditë Berisha dhe 5 deputetët e PD-së

Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka janë përjashtuar me 10 ditë nga Sekretariati i Etikës.

Pas seancës plenare të ditës së hënë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste (PS) ka dorëzuar kërkesë për përjashtimin e tyre, për shkak të skenave të dhunës në seancë.

Kërkesa e grupit parlamentar të PS është pranuar këtë të mërkurë, dhe është dhënë masa maksimale për shkak se është përsëritëse si situatë.

Back to top button