Përkeqësimi i lirisë së mediave, Rohde: Alarmante, nevojitet kthesë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas publikimit të indeksit vjetor për lirinë e medias nga Reporterët pa Kufij, ku këtë vit Kosova renditet si vendi i 75-të në botë nga i 56-të sa ishte vitin e kaluar.
Rohde tha se mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen e jo të kontrollohen.
“Në Kosovë, media ka një pozicion më të mirë në krahasim me rajonin. Megjithatë, raporti i sapo publikuar nga Reporterët pa Kufij tregon një rënie alarmante për 19 vende nga viti i kaluar. Nevojitet një kthesë”, shkroi Rohde në “X”.
Media is often referred to as the 4th pillar of democracy & must be protected, not controlled. In 🇽🇰, media has a good standing in regional comparison. However, the freshly published report by @RSF_inter shows an alarming drop by 19 places since last year. Turnaround needed! pic.twitter.com/PyHjDQoAMQ
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 3, 2024