Përkeqësohet gjendja e kongresistit të plagosur, Steve Scalise
Pas intervenimit kirurgjik
Kongresisti republikan, Steve Scalise , njëri nga pesë të plagosurit si pasojë e sulmit me armë zjarri të mërkurën, i cili ndodhi gjatë një ndeshje humanitare të bejzbollit, është në gjendje kritike pas intervenimit kirurgjik, ka njoftuar spitali në të cilin po trajtohet, shkruan rtv21.tv
“Scalise është në gjendje kritike”, ka njoftuar në porosinë në Tuiter spitali “MedStar” në Uashington. Fillimisht gjatë ditës, gjendja e tij ishte stabile dhe ai madje kishte zhvilluar edhe një bisedë telefonike me bashkëshorten e tij.
Sulmuesi është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe ai u identifikua si Xhejms Hoxhkinson 66 vjeçar. Hetuesit theksuan se faqja e Hoxhkinsonit në Facebook përmban kryesisht porosi politike. Faqja e tij është e mbushur përplot me porosi kundër Presidentit aktual, Donald Trump, të cilin ai e ka cilësuar si tradhtar, i cili duhet të shkarkohet, e në një porosi ai kishte kërkuar edhe shkarkimin e Scalise.
Në mesin e të plagosurve janë edhe dy policë, lobisti Met Mika, gjendja e së cilit është gjithashtu kritike dhe ndihmësi i Kongresit, Zek Bart, i cili nuk është në rrezik për jetë./21Media